Kukësi është një qytet i vogël në verilindje të Shqipërisë, por me një histori të jashtëzakonshme, që e bëri të njohur në mbarë botën. Ai u bë qyteti i parë në botë i kandiduar për Çmimin Nobel, vlersim ky që lidhet me humanizmin dhe solidarizimin e treguar nga banorët e qytetit.
Ishte vetëm viti 1999, ku banorët e Kukësit hapën dyert për shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin në luftë. Edhe pse një qytet i vogël me rreth 16 mijë banorë, strehoi plot 450 mijë kosovarë. Këtë akt human banorët e Kukësit ishin të vetmit që e bënë pa marrë parasysh varfërinë ekonomike. Ata ndanë me shqiptarët e Kosovës ushqimin, strehimin dhe çdo mundësi që kishin, duke mos kërkuar asgjë në këmbim.
Në këtë qytet me një numër të vogë banorësh që më pas u mbi dhjetfishuan nuk pati asnjë incident, grabitje apo vrasje, por ata krijuan një lidhje të ngushtë. Edhe pse sot kanë kaluar shumë vite, banorët e Kukësit dhe shqiptarët e Kosovë ende i kanë ruajtur marrdhëniet mes tyre.
Humanizmi dhe bujaria që treguan banorët e Kuksit nuk kaloi pa u vënë re edhe nga ndërkombëtarët, ku si rezultat në vitin 2000, Kukësi u bë i pari qytet në botë i kandiduar për Çmimin Nobel. Por përveç mikpritjes ishte ky qytet i cili u bë sërisht urë kalimi pas hyrjes së trupave të Natos për rikthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.
