Numri i nxënësve në gjimnazin e Kukësit po vjen çdo vit duke u zvogëluar. Ky fenomen ka prekur shkollat e qytetit dhe të njësive administrative. Bashkia e Kukësit, e cila numëron rreth 75 institucione arsimore në territorin e saj, ka gjithnjë e më pak nxënës në arsimin nëntëvjeçar dhe atë të mesëm.
“Po, janë larguar nxënës nga klasa ime. Ka dy nxënës që janë larguar, kanë ikur jashtë vendit në Angli. Ka dhe nga paralelet që janë tre ose nga katër nxënës kanë shkuar në Belgjikë ose në Gjermani” thotë një nxënëse.
Pakësimi i nxënësve ka çuar në mbylljen apo bashkimin e disa shkollave siç janë fshatrat Gzhesht, njësia Malzi, Domaj Kolosian, njësia Bicaj si dhe fshati Kollovoz, njësia Shishtavec.
“Nxënësit e gjimnazit ndikon dhe nga njëri-tjetrit. Për shembull, nëse njëri ik merr dhe tjetrin, merr shofin e vet ose kushëririn e tij. Ka ka shumë arsye të cilët janë larguar. Ka një rënie shumë të madhe në shkollën tonë. Janë larguar për arsye të ndryshme. Në klasën time ka të paktën 10 nxënës që janë larguar,” shprehet një tjetër nxënëse.
Largësia e shkollave në qendrat e banuara, emigracioni, lindshmëria e ulët, kërkesa për arsim më cilësor dhe lëvizja drejt qyteteve më të mëdha janë disa nga shkaqet kryesore që kanë çuar në uljen e këtij numri.