Wednesday, 10 June, 2026
Lajmi i vertete - vetem ne perballe kukesit

Braktisja e qytetit nga të rinjtë

Kukësi po braktiset çdo ditë nga rinia. Sapo mbushin 18 vjeç, si djemtë dhe vajzat shikojnë që të largohen, pasi nuk ka as punë dhe as të ardhme.

Ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, duke ndikuar tregun e punës, konsumin dhe në afatin më të gjatë duke rrezikuar produktivitetin, mirëqenien ekonomike dhe sistemin e pensioneve. 

Të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet e kësaj ikjeje: të ardhurat e ulëta. Sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, të rinjtë shqiptarë të grupmoshës 16-24 vjeç kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëta, jo vetëm në Europë, por edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *