Përshëndetje, sot do flasim me nëndrejtoreshën e gjimnazit të Kukësit “Havzu Nela”, Miseda Gashi, lidhur me largimin e të rinjve nga shkolla. Përshëndetje zysha.
Nëndrejtoresha: Pëshëndetje Emanuela
Si paraqitet aktualisht situata e numrit të nënësve karahasuar me vitet e mëparshme?
Janë disa pyetje të cilat aktualisht i bëni me vënd, situata e nënësve në gjimnazin Havzi Nela krahasuar me vitet e mëparshme ka pasur një rritje. Këtë vit na është shtuar edhe një paralele në klasën e 10 që janë 30 nxënës. Në gjimnazin Havzi Nela kemi tre degë, gjimnazin e përgjithshëm, part-time dhe profesionalin, që ëshrë dega e TIK. Në këta vit kemi rrije me 30 nënës, që është fat i mirë për ne, sepse kjo rritje e numri të nxënësve na çon në premise të tjera.
Cilat janë sipas jush faktorët kryesorë që ndikojnë në largimin e numrit të nxënësve nga gjimnazi?
Përsa i përkët pyetjes që sapo berë në lidhje me braktisjen ose faktorët që i largojnë nxënësit nga shkolla janë disa faktorë, si gjendja ekonomike, emigracioni jashtë vendit për ndihmesë të familjes ose që janë të punusuar në Kukës. Ka edhe shume elemetë të tjerë, si divorci që është shtuar dhe rrethi shoqëror që ndikon që të ndërpresin shkollën.
A ka raste të nënësve që braktisin shkollën për tu punësuar?
Nuk mund të them për një braktisje, por në gjimnaz është lënia e shkollës më dëshirë. Vetem në ketë vit shkollor janë larguar 30 nxënës në emigracion për arsye ekonomike.
Numri i nxënësve në gjimnazin e Kukësit po vjen çdo vit duke u zvogëluar. Ky fenomen ka prekur shkollat e qyteti dhe të njësive administrative. Bashkia e Kukësit e cila numëron rreth 75 institucione arsimore ne territorin e saj përfshirë edhe njësitë administrative ka gjithnjë e më pak nxënës në arsimin 9-vjecar dhe ate të mesëm.
A janë larguar nxnënës nga klasa juaj?
Po janë larguar. ka nënës që janë larguar në Angli. Ka edhe nga paralelet që janë larguar nga 3 ose 4 nxënës që kanë shkuar në Belgjikë ose Gjermani.
Pakësimi i nxënësve ka çuar në mbylljen apo bashkimin e disa shkollave, siç janë në fshatrat Gsheshtë njësia Mal Zi, Domaj-kolosjan, njësia Bicaj si dhe fshati Kollovoz, njesia shishtavec.
Nxënësit e gjimnazit ndikohen edhe nga njëri-tjetri, psh nëse njëri ik, do ikë edhe tjetri, sepse mer shokun e ngushtë ose kusheririn e tij.
A janë larguar nxënës nga klasa juaj?
Po janë larguar, ka një rënie prej shumë të madhe në shkollën tonë. Në klasën time ka të paktën 10 nxënës që janë larguar.
Largësia e shkollave me qendrat e banuara, emigracioni, levizja drejt qyteteve të mëdha, lindshmëria e ulët dhe kërkesa për arsimin cilësor janë disa nga shkaqet që kanë cuar ne uljen e këtij numri.
