Wednesday, 10 June, 2026
Lajmi i vertete - vetem ne perballe kukesit

Gatimet tradicionale të Kukësit

Gastronomia e Kukësit pasqyron traditën e pasur malore dhe jetesën e lidhur ngushtë me natyrën. Ushqimet karakterizohen nga përbërës të thjeshtë, por shumë të shijshëm, si bulmeti, mishi i freskët, drithërat dhe produktet e zonës.

Ndër gatimet më të njohura janë flija, tava e krapit, mishi i pjekur në saç, si dhe pitet dhe byrekët me mbushje të ndryshme si hithra, spinaqi apo djathi i freskët. Gjithashtu, përdoren shpesh produkte të bera vetë në shtëpi, si gjalpi dhe djathi i bardhë.

Peta Misri

Peta me Miell Misri apo e njohur ndryshe me emrin Pisipili është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën e kuksiane. E përgatitur me kombinime të ndryshme mbushjesh, me djathë a me gjizë, me kos, qumësht e vezë, spinaq e hithra, apo kunguj e qepë domate, shija e saj në të gjitha variantet mbetet e papërshkrueshme. Ajo shoqërohet me kos, dhallë e djathë, sallata të freskëta të stinës dhe turshi.

Një recetë që mahnit çdo turist të huaj që provon kuzhinën tradicionale shqiptare e që sigurisht nuk mungon në tryezat shqiptare. Një gatim special që të kujton jo vetëm shijen e mirë dhe të nxit dëshirën për ta konsumuar sa më parë, por edhe të sjell ndërmend atmosferën në shtëpi kur ai gatuhet nga duart e nënës apo gjyshes.

Pastermaja (Mishi i Thatë)

Pastermaja është një mish tradicional që përgatitet kryesisht nga viçi ose delja dhe ruhet për një kohë të gjatë përmes kriposjes dhe tharjes. Fillimisht, mishi pritet në copa të mëdha dhe kriposet mirë nga të gjitha anët. Më pas lihet për disa ditë në një enë që të nxjerrë lëngjet e tepërta dhe të marinohet. Më pas, copat e mishit varen dhe lihen të thahen për disa javë.

Kur është gati, pastermaja pritet në feta dhe piqet lehtë në tigan ose në skarë para se të shërbehet. Ajo shërbehet si një ushqim tradicional shumë i shijshëm dhe i përdorur gjerësisht në kuzhinën shqiptare.

Flija e Kukësit

Flija është një gatim tipik shqiptar me brumë që kërkon shumë punë, mund dhe djersë. Ajo bëhet kryesisht nëpër fshatra, ku është më e lehtë ndezja e zjarrit dhe puna me saç.

E përgatitur me përbërës të thjeshtë si miell, ujë dhe gjalpë, ky gatim bëhet shtresë mbi shtresë, duke e pjekur në saç të nxehtë. Çdo shtresë piqet ngadalë dhe lyhet me gjalpë.

Banorët e zonës së Kukësit e konsiderojnë flinë jo vetëm ushqim, por edhe pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, e cila në shumicën e rasteve bëhet kur mblidhet e gjithë familjare dhe në raste festash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *