Wednesday, 10 June, 2026
Lajmi i vertete - vetem ne perballe kukesit

Podcast me te riun që ndryshe nga shoqëria, vendosi të qëndrojë në Kukës: Ja arsyet që kam

Në Kukës, në shumicën e rasteve jemi mësuar të dëgjojmë të rinjtë që flasin rreth dëshirave të tyre që të largohen nga vendlindja, por ketë herë do na flasë një i ri që ka zgjedhur që jetën e tij ta ndërtojë në vendlindje dhe të mos emigrojë, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij. Beram Shala 24-vjeç do të na flasë në ketë pdkast se cilat janë arsyet që kanë vendosur të mos emigrojë dhe pse u kthye nga Tirana, pas mbarimit të studimeve.

Beram, cila është arsyeja që ndryshe nga të tjeret ke vendosur që të mos largohesh nga Kukësi?

Arsyeja e parë ka qenë familja, edhe për shkak të një biznesi familjar, por edhe duke parë vështirësit që kanë të rinjë në emigrim, vendosa që të studioj.

A ke menduar ndonjëherë të largohesh dhe çfarë të bëri të ndryshosh mendje?

Ka pasë raste që edhe kam menduar të largohen. Para dy vitesh kam shkuar në Belgjikë, për tu nisur për në Angli si emigrantë, por cdo gjë ishte e veshtirë dhe më e mira ishte të kthehsha dhe të investoja te familja dhe biznesi që kam. 

Cilat janë sfidat më të mëdha që ke has duke jetuar dhe punuar në Kukës?

Sfida më e madhe, sidomos për zonën e Kuksit është varfëria dhe mungesa e një vendi pune. 

Beram çfarë mundësish sheh për të rinjtë në Kukës sot?

Të rinjtë e kuksit duhet të shohin më shumë shkollimin sesa emigrimin, ose të bëjnë ndonjë kurs profesional.

Cila ishte arsyeja që vendose te kthehesh në Kukës, pas përfundimt të studimeve në Tiranë?

Arsyeja kryesore që vendosa të kthehesha në Kukës pas përfundit të studimeve është familja dhe ushtrimi i profesionit në Kukës.

Si e mendon jeten tënde në Kukes, a ke një plan konkret

Jeta ime në Kukës pas përfundit të shkollës do të jetë ushtrimi i profesionit. Për ndonjë plan konkret nuk mund të flas, pasi shpopullimi i Kukësit e bën të pamundur hapjen e ndonjë biznesi tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *