Wednesday, 10 June, 2026
Lajmi i vertete - vetem ne perballe kukesit

I riu në Londër tregon vështirësitë e emigrimit, këshilla që ka për bashkëmoshatarët

Qyteti i Kukësit njihet ndryshe edhe si qyteti i “londinezëve”, pasi shume të rinjë kanë emigruar drejtë Britanisë Madhe. Disa prej tyre thonë që janë larguar për një jetë më të mirë, që mos të kthehen sërish dret vendlindjes së tyre, e disa të tjerë thonë se kanë ikur vetem të krijojnë disa të ardhura dhe të kthehen në vendlindje. Për ketë do na flasë edhe një i ri nga Kukësi që ka rreth 3 vite që jeton në Londë. Malvin Sadria, 20-vjeç do të na tregojë në ketë podkat se cilat ishin arsyet që vendosi të largohet nga Kuksësi dhe nëse do kthehet sërish apo jo.

Malvin, kur dhe pse vendose të largoheshe nga Kukësi për në Angli?

Kur isha 18 vjeç vendosa që të ikja në Angli për arsye ekonomike, për të pasur një të ardhme më të mirë, si gjithë kuksianët që kanë ikur. Mendova që në angli do të kisha më shumë mundësi për të ecur në jetë. 

A ke pasur ndonjë moment që ke menduar të kthehesh?

Ka pasur shumë momente që kam menduar të kthehen se më fillim kishte shumë vështirësi, se nuk kisha familjen, shoqërinë, por vendosa që të rrij vetëm për të punuar. 

Çfarë të mungon më shumë nga Kukësi?

Ajo që më mungon më shumë në Kukës është familja në rreth të parë, shoqëria që jam rritur me to, më mungon qyteti, janë gjëra që i kupupton kur ikën, se çfarë vlera kan.

Çfarë këshille do u jepje të rinjve të Kukësit, a do u sugjeroje të emigronin?

Do u thoja të gjithve ta provonin, por duhet të mendohen shumë herë, se emigrimi të jep mundësi, por duhet shumë mund dhe sakrificë, se këtu nuk janë gjithë gjërat gati. Nëse nuk kanë mundësi të ndëtojnë një jetë më të mirë në Shqiperi le ta provojnë, por nëse zgjedhin emigrimin duhet të jenë shumë të vëndosur. Emigrimi nuk është siç shihet në rrjete sociale, është komplet ndryshe kur e provon vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *